Barça me 4 mungesa para sfidës “El Clasico” në Kupën e Spanjës

Barcelona do të shfaqet në “El Clasico” e nesërme, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të “Copa del Rey”, me disa mungesa të rëndësishme. Azulgranët e nisin me një avantazh minimal, atë që morën në “Santiago Bernabeu”, kur fituan 1-0, me shpresën dhe besimin se do të arrijnë finalen e madhe.

Megjithatë, pengesat për Çavi Hernandez dhe të tijtë janë të konsiderueshme.  Siç ndodhi tashmë në gjysmëfinalen e parë në “Bernabeu”, katalanasit nuk do të mund të llogarisin dy titullarë të përhershëm për nesër, si Pedri dhe Ousmane Dembélé.

 

Asnjëri prej tyre nuk ka arritur të riaftësohet në kohë nga dëmtimet e tyre përkatëse. I padisponueshëm duket se do të jetë edhe Frenkie de Jong, i cili u lëndua para kualifikueseve të kombëtareve në fund të marsit dhe nuk ka marrë ende dritën jeshile të stafit mjekësor për të luajtur.

Në të njëjtën situatë është dhe danezi Kristensen, çka bën që numri i mungesave të titullarëve të padiskutueshëm të shkojë në katër për blaugranët.

LEXO EDHE:

Back to top button