Barca refuzon ofertën e parë për de Jong

Frenki De Jong ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, por po flitet për një largim të mundshëm këtë verë. Trajneri i ri i Mançester Junajtedit, Erik ten Hag e dëshiron mesfushorin në ekip, andaj ata kanë shfaqur interesim për të.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, “Djajtw e Kuq”, ka bërë një propozim e parë për Frenkie de Jong pas fillimit të bisedimeve më 1 qershor, 60 milionë euro plus 10 milionë funte shtesa.  Barcelona e ka refuzuar këtë ofertë – por klubet mbeten në kontakt, sipas italianit. Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje në mes dy ekipeve.

LEXO EDHE:

Back to top button