Norvegjia i kthen helikopterët ushtarak Francës dhe kërkon t’ua kthejnë paratë, 497 milionë euro

Norvegjia i kthen helikopterët ushtarak Francës dhe kërkon t’ua kthejnë paratë, 497 milionë euro

Norvegjia ka njoftuar se helikopterët NH90, që i kishte porositur nga NH Industries, do t’i kthejë pasi janë të pasigurt apo të dorëzuar me vonesë, ka njoftuar të premten ministri norvegjez i mbrojtjes së bashku me komandantin e ushtrisë, transmeton Gazeta Metro.

Qeveria norvegjeze poashtu ka kërkuar kthimin e shumës në lartësi prej 497 milionë euro, plus kamatat dhe shpenzimet të tjera nga NH Industries, që është në pronë të Airbus Helicopters, kompanisë italiane Leonard dhe asaj holandeze Fokker Aerostructures.

“Pa marrë parasysh sa punojnë në to teknikët tanë dhe sa pjesë rezervë porosisim, ata kurrë nuk do të aktivizojnë NH90 për të kryer nevojat e forcave të armatosura norvegjeze” tha ministri i mbrojtjes Bjorn Arild Gram në konferencën për media.

Marrëveshja për 14 helikopterët ishte nënshkruar në vitin 2001, por Norvegjisë i janë dorëzuar vetëm 8 prej tyre, kishte njoftuar kjo ministri.

“Kemi një helikopter që nuk funksionon si duhet” shtoi gjenerali norvegjez Eirik Kristofersen, komandanti i forcave të armatosura norvegjeze.

 

LEXO EDHE:

Back to top button