Barça TV do të ndërpresë transmetimin pas 24 vitesh

" "

Lajmin e ka konfirmuar klubi katalanas, duke shpjeguar se nuk dëshiron të rinovojë kontratën me operatorin Telefonica. Sipas raportimeve në shtypin spanjoll, vendimi ka ardhur si rezultat i vështirësive financiare të klubit dhe një burim i afërt me kanalin i tha AFP se mbyllja e Barça TV do të lërë pa punë rreth 130 njerëz.

“Barcelona ka paralajmëruar TBSC Telefonica, kompaninë që menaxhon kanalin televiziv të klubit, se nuk do të rinovojë kontratën mes tyre, e cila skadon më 30 qershor 2023”, shkruan Barça në njoftimin e tyre për shtyp.

Kanali televiziv u krijua në korrik 1999, gjatë sundimit të presidentit të klubit Josep Lluis Nunez. FC Barcelona ka shitur aksionet e saj te Barça Studios Orpheus Media dhe Socios.com për rreth 200 milionë euro, shuma që i mundësoi asaj të blejë lojtarin polak Robert Lewandowski nga Bayern Munich verën e kaluar.

Klubi duhet të reduktojë ndjeshëm shpenzimet e tij në mënyrë që të respektojë rregullat e “Fair Play Financiar” dhe të mund të marr në fund të sezonit, Lionel Messin.

LEXO EDHE:

Back to top button