Barcelona arrin marrëveshje personale me Dani Olmo
Skuadra e Barcelonës në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës kishte tentuar transferimin e Dani Olmo-s, mirëpo oferta e ‘Blaugranëve’ është refuzuar nga Laipcigu që nuk dëshiron ta shiste yllin e tyre.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Olmo ka arrituar marrëveshje personale me gjigantin spanjoll për një kontratë pesë-vjeçare. Tani Barcelona duhet të gjej akordin me Laipcigun në mënyrë që të trasferojë Olmon gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Kujtojmë se në ditën e fundit të afatit kalimtar, Barcelona transferoi sulmuesi Luk De Jong në fomë huazimi për një sezon nga Sevilja.







