Barcelona, Arsenali e PSZH, në garë për 15 vjeçarin e Palmeirasit

Sipas ‘Goal’, skuadra e Barcelonës dhe ajo e Arsenalit i janë bashkuar garës me PSZH-në, për të siguruar kartonin e 15-vjeçarit të Palmeiras, Estevao Uillian. 15-vjeçari ka bërë përshtypje në akademinë e të rinjve të skuadrës braziliane dhe tashmë ka qenë objekt i një oferte nga PSZH, e cila u refuzua nga Palmeiras.

Që atëherë, Arsenali dhe Barcelona kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e tij, kanë thënë burime të afërta me lojtarin, për ‘GOAL’. Skuadrat kryesore të Evropës do të duhet të presin pak para se të nënshkruajnë me Uillian pasi ai nuk do të lejohet të kalojë në një ligë tjetër derisa të mbushë 18 vjeç në prill 2025.

Ylli në rritje tashmë po luan në Palmeiras U-17 dhe së shpejti do të shtyjë për një vend në ekipin A nëse vazhdon të përparojë.

LEXO EDHE:

Back to top button