Barcelona “demoloi” Sosiedatin e Andan Januzajt

Barcelona ishte më e mirë në të gjitha aspektet dhe me plotë meritë arkëtoi 3 pikë, pran rezultatit të thellë 6-1. Griezman hapi rezultatin, para se Serzhinjo Dest të shënojë golin e dytë, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

 

 

 

Në pjesën e dytë, ishte sërish amerikani, Dest që realizoi për të trefishuar shifrat, ndërsa pas 3 minutave, ylli katalunas, Lionel Messi gjithashtu gjeti rrugën drejt goli pas asistimit të Busketsit. Golin e pestë e realizoi Ousmane Dembele, që mori topin nga distanca dhe dribloi deri në zonën e 16-metërishit, pastaj gjuajti në mënyrë të mrekullueshme në këndin e portës. Goditje e vetme për Sosiedatin e shënoi

Barrenetxea. Kur, pritej që ndeshja të përfundonte me këtë rezultat, në skenë doli sërish argjentinasi, që realizoi gol mjaftë të bukur për të vulosur fitoren me golin e tij 23 në La Liga, ku edhe 8 asiste.

Me këtë fitore, Barcelona rikthehet në pozitën e dytë me 62 pikë, derisa Sosiedad zë vendin e katërt me 45 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button