PSZH “leksion” Lionit për të marë sërisht kreun

Skuadra e PSZH-së ka shënuar fitore me rezultat të thellë ndaj Lionit, pran rezultatit 4-2. Kilian Mbape pas 15 minutave zhbllokoi shifrat me një gol të bukur, ndërsa Danilo, dyfishoi shifrat pas asistimit të Markinjos.

 

Mirëpo këtu nuk u ndal kampioni aktual i Francës, pasi që në pjesën e dytë, Anhel di Maria realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë për 0-3. Ndërkohë për golin e katërt të mysafirëve nga Parisi, u përkujdes Mbape, që shënoi golin e dytë personal.

E tëra që mund të bënte Lioni, ishin dy golat e realizuar nga Slimani (62′) dhe Kornet (81′). Ndërkohë ylli i PSZh-së, Nejmar gjithashtu hyri në lojë në minutën e 70-të, duke u rikthyer pas plotë një muaji. Me këtë fitore, PSZH rimerr kreun me 63 pikë, derisa Lioni renditët në pozitën e tretë me 60 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button