Barcelona dhe Bajerni, gënjyen për çmimin e Levandovskit?!

Robert Levandovski është transferuar te Barcelona nga Bajern Munihu, pas tetë vitesh në “Alianz Arena”. Ylli polak u raportua se ndryshoi skuadrwn për një shumë prej rreth 50 milionë euro. Mirëpo mediat spanjolle pretendojnw se dy gjigantët evropian mashtruan me çmimin e sulmuesit.

Gazeta “El Pais” zbulon se Barcelona e ka blerë Levandovskin për 60 milionë euro, por i ka kërkuar Bajernit që të paktën publikisht ta deklarojë 50 milionë. Nuk janë dhënë detaje se pse skuadrat kanë bërë një marrëveshje të tillë për të fshehur çmimin e vërtetë të lojtarit.

Ndwrkohw Levandovski me kontratën e re te Barcelona do të fitoj rreth 9 milionë euro në sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button