Barcelona e para në “Final Four”, tre skuadrat e tjera rihap rihap garën

Janë luajtur ndeshjet e treta çerekfinale të “play off”-it në Euroligë, duke përcaktuar edhe skuadrën e parë që shkon në “Final Four”. Ajo është Barcelona, që fitoi 3-0 serinë e takimeve me lituanezët e Zhalgiris Kaunas.

Katalanasit, pasi fituan dy ndeshjet e para në fushën e tyre, triumfuan 91-69 edhe në ndeshjen e tretë, duke prerë një biletë për në gjysmëfinale, të cilat do të luhen pikërisht në Lituani.

Rihap garën për një vend mes më të mirave. Real Madrid, që mundi me shumë vështirësi 82-80 Partizan Beograd në fushën e këtij të fundit. Serbët udhëheqin 2-1 me ndeshje dhe luajnë në fushën e tyre edhe sfidën e radhës. Në ndeshjet e tjera të treta, Olimpiakosi fitoi në frymën e fundit 72-71 ndaj Fenerbahçes në Turqi dhe udhëheq 2-1 serinë. Po 2-1 udhëheq edhe Monako, që triumfoi 83-78 në Izrael ndaj Maccabi Tel Aviv.

Euroliga-Çerekfinale

Olimpiakos – Fenerbahçe, 72-71 (2-1)

Monako – Makabi Tel Aviv, 83-78 (2-1)

Real Madrid – Partizan Beograd, 82-80 (1-2)

Barcelona – Zalgiris Kaunas, 91-69 (3-0)

LEXO EDHE:

Back to top button