Dhimbja e shpatullave që rrezaton poshtë krahut: A ka arsye për shqetësim?
Dhimbja e shpatullave që rrezaton poshtë krahut: A ka arsye për shqetësim?

Dhimbja e shpatullave dhe e krahut mund të jetë një simptomë e një gjendjeje me një emër të pazakontë dhe një kirurg ortoped liston shkaqet dhe shenjat paralajmëruese.
Kirurgu ortoped Dr. Scott Smith shpjegoi se ky problem është relativisht i zakonshëm, dhe shkaktohet nga mungesa e lëngut sinovial në nyje, si dhe nga bashkimi i indit lidhës me kockën.
Simptomat e shpatullës “të ngrirë” janë dhimbje në shpatull që rrezaton poshtë krahut dhe zakonisht është mjaft e rëndë. Më pas, lëvizshmëria e kësaj nyje zvogëlohet.
“Ky nuk është një problem që ndodh brenda natës, por ka tre faza të qarta. E para është më e dhimbshme, dhe ne e quajmë atë fazë inflamatore. Më pas vijon faza e stagnimit, kur lëvizja është e kufizuar, por dhimbja nuk është aq e fortë dhe më pas faza e rezolucionit, kur indi kthehet në normalitet, dhimbja dhe kufizimet e lëvizjes zhduken”, shpjegoi ai.
Më së shpeshti prek njerëzit nga mosha 40 deri në 60 vjeç dhe është disi më e zakonshme tek gratë.
Problemet shëndetësore që e përkeqësojnë këtë gjendje përfshijnë diabetin, imobilizimin pas lëndimit ose operacionit, dhe ka disa studime që tregojnë se shpatulla e ngrirë prek njerëzit me sëmundje të zemrës, probleme të tiroides dhe sëmundjen e Parkinsonit.
Nuk ka faktorë të tjerë të qartë specifik të rrezikut – shpatulla e ngrirë mund të ndodhë si në krahët dominues ashtu edhe në ato jo dominante, dhe nuk ka asnjë hulumtim që lidh një profesion specifik me problemin.
Shpatulla e “ngrirë” trajtohet me pushim, fizioterapi të moderuar dhe streçing, dhe nëse është e nevojshme me ilaçe kundër dhimbjeve dhe nuk është e rrezikshme.