Barcelona e sigurtë, i vlevshëm është regjistrimi i Dani Ollmos
Regjistrimi i Dani Olmos është shpallur i vlefshëm pas vendimit të marrë nga Këshilli i Lartë i Sportit (CSD) më 3 prill, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”.
Ky vendim i jep fund çdo pasigurie ligjore rreth regjistrimit të lojtarit, një çështje që kishte krijuar debat që prej dhjetorit të kaluar. Megjithatë, La Liga vazhdon të kundërshtojë vlefshmërinë e regjistrimit dhe po ndjek rrugën ligjore në gjykatë për ta sfiduar vendimin.
Pavarësisht kësaj, Barcelona zotëron një vendim zyrtar që ratifikon regjistrimin e Dani Olmos, së bashku me atë të lojtarit tjetër, Pau Viktor. Kjo i lejon klubit katalanas të vazhdojë me përgatitjet për sezonin e ardhshëm pa pasiguri administrative. Sezoni aktual përfundon më 30 qershor, ndërsa sezoni i ri nis më 1 korrik, datë kur mund të regjistrohen lojtarët e rinj.
Megjithatë, Olmo nuk do të konsiderohet më një regjistrim i ri, pasi statusi i tij tashmë është zyrtarizuar.







