Barcelona e Zaporozhje, sfidojnë Prishtinën dhe Futsal Shkupin

Klubi i Prishtinë dhe Fustal Shkupi, kanë zhvilluar përgatitjet e fundit para dueleve të shumëpritur ndaj Barcelonës, respektivisht Zaporozhjes së Ukrainës. Për sfidën në Barcelonë, e përditshmja spanjolle, “Marca”, i kushtoi një artikull , duke raportuar për vizitën e klubit prishtinas te varrezat e Adem Jasharit dhe Fadil Vokrrit, ku u përmend edhe një histori e shkurtër e luftës në Kosovë, po ashtu nuk u la pa u përmendur edhe dueli ndërmjet kombëtares së Spanjës dhe Kosovës që do të zhvillohet me 31 mars të këtij viti.

Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Prishtinës do të zhvillohet sot (e permte) në orën 18:30 në kuadër të 1/16 së finales së Ligës së Kampionëve në Futsal.

Ndërkohë kampioni I Maqedonisë në futsal, Futsal Shkupi, sonte do të ketë stërvitjen e fundit, para përballjen me Zaporozhjen e favorizuar gjatë ditë së shtunë, me fillim në orën 14.00. Skuadra nga Shkupi beson se me pak fat dhe lojë të mirë mund të kalojë në mesin 16 ekipeve më të mira në Evropë, në futsal.

LEXO EDHE:

Back to top button