Barcelona fillon “pastrimin”, i parë në listë është Umtiti

Skuadrat e Barcelonës e ka ofruar mbrojtësin Samuel Umtiti te Njukasëllit me marrëveshje huazimi. Skuadra angleze është duke shpresuar për të transferuar një qendërmbrojtës, me shpresën që të fitojnë më shumë pikë një pjesën e mbetur të sezonit për të shpëtuar nga rënia.

Njukasëll ka pranuar 42 gola deri me tani në Premierligë, me asnjë skuadër që nuk ka pranuar kaq, bashkë me Noriç Siti, që gjithashtu ka këtë rekord.

Sipas “Daily Mail”, Barcelona e ka ofruar Umtitin në Premierligë në marrëveshje huazimi deri në fundin e sezonit, me një opsion blerje të shtuar në kontratë. Skuadra spanjolle dëshiron të largojë disa futbollistë që paguhen shumë, mirëpo nuk luajnë dhe francezi ndodhet në atë listë.

Umtiti ka bërë vetëm një paraqitje për Barcelonën këtë edicion dhe klubi është i zemëruar që ky i fundit ka refuzuar disa herë mundësinë e largimit.

LEXO EDHE:

Back to top button