Barcelona firmos me 18 vjeçarin dhe vendos dëshpërblim prej 400 mln euro!

Barcelona ka kompletuar nënshkrimin e sulmuesit 18-vjeçar Lukas Roman nga Ferro Carril Oeste. Katalanasit konfirmuan suksesin e operacionit përmes një deklarate që u shfaq në faqen e tyre zyrtare.

 

“Barcelona dhe klubi Ferro Carril Oeste kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit argjentinas, i cili do të nënshkruajë deri më 30 qershor 2026, me një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh”.

Futbollisti kushtoi 1.2 milionë euro, plus 15% për rishitjen e ardhshme. Ai ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me futjen e një klauzole monstruoze lirimi prej 400 milionë eurosh. I linduri më 2004, me nofkën ‘El Pocho’, fillimisht do të grumbullohet në ekipin ‘B’, të drejtuar nga Rafa Markez.

Për kanalet zyrtare Blaugrana, talenti i ri i Albiceleste dha deklaratat e para pas nënshkrimit.

“Jam shumë i emocionuar dhe do të jap gjithçka. Ndihem i privilegjuar që jam këtu”.

Natyrisht, Lukas Roman pëlqen të lëvizë në të gjithë frontin sulmues dhe, mbi të gjitha, po përgatitet të bëhet xhevahiri i ri i ngjyrave blaugrana.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button