Mediat, Miovski për 2.5 mln euro te Lacio?!

Reprezentuesi i Maqedonisë, Bojan Miovski, sipas mediave në Itali, mund të zbarkojë në Romë dhe të vesh fanellën e skuadrës së Lacios.

“CalcioMercato” raporton se Lacio dhe drejtori sportiv, Igli Tare kanë fiksuar sulmuesin e skuadës së Aberdinit, i cili deri më tani në kampionatin skocez, ka shënuar 11 gola në 20 ndeshje.

Shifrat pozitive kanë zgjuar interesimin e trajnerin Maurisio Sarrit, i cili dëshiron të forcojë sulmin e skuadrës nga kryeqendra e Italisë.

Sipas mediave italiane, Lacio është i gatshëm që të paguajë 2.5 mln euro për sulmuesin e përfaqësueses së Maqedonisë, i cili kaloi në radhët e skuadrës skoceze për “vetëm” 623 mijë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button