Barcelona, firmos me Kilian Mbapen para Realit?

Kilian Mbape ka një kohë të gjatë që po kërkohet nga Real Madridi, por shumë lehtë mund të përfundojë te Barcelona. Edhe gjitha kjo mund të ndodh nëse Viktor Font zgjidhet president i Barcelonës.

Sipas mediave në Spanjë, nëse Font arrin të zgjidhjet president i Barcelonës, ai do të synojë nënshkrimin me Kilian Mbapen e PSZH-së, përcjell lajmi.net. Real Madrid mbetet favorit për transferimin e fituesit të Kupës së Botës me Francën, por Barca mendon se ka mundësi t’u prish planet rivalëve nga La Liga.

Man. Siti, gjithashtu janë të interesuar për Mbapen, ndërsa PSZH vazhdon të punojë për nënshkrimin e kontratës së re.

LEXO EDHE:

Back to top button