Barcelona fiton e humb Piken, debuton Muriqi për Lacion

Skuadra e Barcelonës e nisi me fitore edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti hungarezët e Ferencvarosh me rezultatin 5-1, por humbi Pikn për transfertën e ardhshme ndaj Juventusit, pasi mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq. Mesi hapi rezultatin para se Fati të rrit epërsin në 2-0. Braziliani Kutinjo shënoi për 3-0 para se Ferencvaroshi të zbut epërsin nga penaltia. Dy golat e fundit u shënuan nga Pedri dhe Dembele.

Lacio u rikthye në Ligën e Kampionëve dhe e nisi mjaft mirë fazën e grupeve, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj gjermanëve të Borussias së Dortmundit, ndërsa Vedat Muriqi debutoi në elitën evropiane. Imobile dhe Hitz (autogol) shënuan për Lacion, para se Halland të zbut epërsinë. Mirëpo Akpa-Akpro vendosi shifrat përfundimtare.

Zhgënjen në ndeshjen e parë në grup edhe finalisti i edicionit të kaluar, Paris Sen Zhermeni, që u mposht 1-2 në shtëpi nga Man. Junajted, ku mysafirët shënuan të tre golat. Fernandez hapi rezultatin nga penaltia, para se Marsial të shënojë në portën e vet. Fitoren dhe pikët I siguroi Rashford në minutët e fundit të ndeshjes.

Në sfidat e tjera Çellsi nuk shkoi përtej një barazimi pa gola nē transfertën andaluziane ndaj Seviljës, Lajpzigu mposhti 2-0 turqit e Bashakshehirit dhe Reni e Krasnodari ndanë nga një pikë falë barazimit 1-1.

LEXO EDHE:

Back to top button