Barcelona fiton, Rej Manaj shënon 3 gola!

Skuadra e Barcelonës ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve parasezonale në prag të fillimit të edicionit të ri garues 2021-22.

Gjiganti katalanas u ballafaqua me skuadrën nga Divizioni i Dytë spanjoll Gimnastik ndaj së cilës realizoi fitore të thellë me 4-0.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rej Manaj, i cili realuzoi 3 gola. Manaj realizoi fillimisht në minutën e 60′, pastaj edhe në të 86′ dhe 90′. Golin e tretë Manaj e realizoi nga penalltia, ndërsa golashënuesi tjetër , pos sulmuesit shqiptarë ishte Kollado.

LEXO EDHE:

Back to top button