Barcelona, fitorja ndaj Porto-s zbehet me lajmin e hidhur!

Pavaresisht fitores, lajm i keq për Barcelonën është dëmtimi i Levandovskit. Në ndeshjen kundër Portos, Robert Levandovski, sulmuesi i “Blaugranave”, u detyrua të linte lojën në minutën e 34-të pas një përplasjeje me Karmon.

Duhet theksuar se arbitri i ndeshjes nuk ka fishkëllyer as për një faull në atë rast, por Çavi është detyruar ta zëvendësojë sulmuesin e tij, i cili nuk ka mundur të qëndrojë në fushë.

Zëvendësimi i tij ngriti alarmin në Barcelonë, kjo për shkak se Levandovski ka treguar në disa raste se mund t’u rezistojë dhimbjeve dhe për këtë arsye shumëkush mendoi menjëherë se ishte diçka serioze.

Levandovski mbeti në stol dhe vendosi akull në zonën e tibisë së majtë, afër kyçit të këmbës.

LEXO EDHE:

Back to top button