Barcelona gati të vazhdojë kontratat me dy futbollist

Skuadra e Barcelonës po synon të vazhdojë kontratat me dy futbollistët e skuadrës, Serhio Roberto dhe Serhio Buskets. Pas fitores në Kupën e Mbretit, kundër Real Madridit, klubi katalanas dëshiron të merret me rinovimin e kontratave të lojtarëve.
Gazeta spanjolle ”Marca”, raporton se sot do të bëhet rinovimi i kontratës së Robertos, ndërsa javën tjetër pritet rinovimi i Busketsit.
Për shkak se klubi po kalon në një krizë financiare, nuk pritet të ketë ndonjë pagë të lartë për futbollistët në fjalë./IndeksOnline/