Vritet shkencëtari që kontriboi në zhvillimin e vaksinën ruse të koronavirusit
Vritet shkencëtari që kontriboi në zhvillimin e vaksinën ruse të koronavirusit

Virologu rus Andrei Botykov, i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit, u gjet i vdekur me shenja mbytëtëse nga një rrip.
Trupi u gjet të enjten brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës.
Botikoff ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë. Ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V, raporton Daily Mail.
Alexei Zmanovsky 29-vjeç është arrestuar, pasi cili dyshohet se vrau virologun kur hyri në shtëpinë e tij dhe filloi të zihej për para.
Sipas Daily Mail, i riu ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje. Mediat ruse raportojnë se ai ishte dënuar më parë me 10 vjet burg me akuzën e ofrimit të shërbimeve seksuale.