Barcelona gati të vendos rekord në blerjen e futbollisteve

Barcelona është afër transferimit të njëres nga futbollistet më të mira në botë, Ada Hegerberg. Sulmuesja e Lionit ishte e para që fitoi “Topin e Artë” në vitin 2018. Ish-lojtarja e Kolbotn, Stabæk dhe Turbine Potsdam është 27 vjeçe dhe po kalon sezonin e nëntë në Olympique Lyonnais, ku ka shënuar 212 gola në 198 ndeshje të luajtura deri më tani.

Hegeberg ka një kontratë në fuqi deri më 30 qershor 2024 por që duket se ka vendosur të ndryshojë skuadër. Nëse kalon te Barcelona, paga e saj vjetore do të ishte rreth 450 mijë euro në vit. Hegeberg poashtu pritet të bëhet transferimi më i shtrenjt në futbollin e femrave ngase vlera e shitjes së saj pritet të jetë 500 mijë euro.

Aktualisht rekordin e mbanë transferimi i Keira Ëalsh nga Manchester City te Barcelona verën e kaluar për 400 mijë euro. /Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button