Barcelona gjen mesfushorin me parametra zero te Lesteri

Drejtuesit e katalanasve janë gjithnjë me “laps e letër” kur vjen puna te merkato, teksa “gjuajnë” në pjesën më të madhe të kohës për lojtarë që janë në fundin e kontratës dhe mund të transferohen në Spanjë me parametër zero.

Kështu është edhe rasti i fundit me blaugranat që kanë “rënë në gjurmët” e Vilfred Ndidi. Ky i fundit luan si mesfushor edhe aktivizohet në Championship me Lesterin. Parametrat e 26-vjeçarit janë të shkëlqyera dhe mund t’i ofrojë Barcelonës “muskujt” që i mungojnë në repartin e mesfushës. Ajo që e bën më tërheqës Ndidi, është pikërisht fakti se lojtari është në vitin e fundit të kontratës me “Dhelprat” dhe në verë do të jetë i lirë për të zgjedhur të ardhmen e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button