Lejkersat triumfojnë ndaj Feniksit, Xhejms realizon 32 pikë

Los Anxheles Lejkers kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Feniks Sans. Skuadra nga Kalifornia është rikthyer te fitoret pas tre humbjeve të njëpasnjëshme, teksa ka triumfuar me tre pikë epërsi 119:122. Vendasit gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë në epërsi, madje deri në 14 pikë, por mysafirët në çerekun e fundit bën një paraqitje të madhe për të marrë fitoren.

LeBron Xhejms ishte fantastik në këtë duel me 32 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, derisa shtoi edhe një top të vjedhur dhe një bllokim. Paraqitje të mirë pati edhe D’Anxhelo Rasell me 19 pikë, e nëntë asistime, derisa Entoni Dejvis, shtoi 18 pikë e 11 kërcime.

Vendasve nuk i mjaftoi as paraqitja spektakolare e Kevin Durantit, i cili shënoi 38 pikë e pati 9 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore. Kjo ishte fitorja e katërt e Lejkersave këtë edicion, teksa kanë edhe pesë disfata dhe me bilancë të njëjtë është edhe Feniks Sans.

LEXO EDHE:

Back to top button