Barcelona gjen zëvëndësuesin e Busketsit në Portugali dhe Angli

" "

Skuadra e Barcelonës prej kohësh është në kërkim të një mesfushori që do të zëvendësojë Serhio Busketsin. Sipas “Sport”, lojtari që do të zëvendësojë legjendën “blaugrana” do të vijë nga Portugalia.

Skuadra katalanase po ndjek nga afër dy mesfushorë portugezë dhe njëri prej tyre pritet të luajë në “Camp Nou” sezonin tjetër. bëhet fjalë për 23-vjeçarin Florentino Luis, që luan me Benfika-n dhe 27-vjeçarin Zhoao Palhinja, që luan me Fulham në Angli. Florentino Luis kushton rreth 20 milionë euro dhe ka një kontratë deri në vitin 2027 me Benfika-n. Ndërsa Palhinja kushton rreth 30 milionë euro dhe ka një kontratë deri në vitin 2027 me Fulhamin.

Klubi katalanas ka nisur prej kohësh bisedimet me menaxherët e dy sportistëve, duke kërkuar informacion. Duket se Barcelona nuk dëshiron të nxitohet para se të bëjë lëvizjen përfundimtare, duke blerë mesfushorin që i përshtatet më shumë karakteristikave të lojës së trajnerit Çavi.

LEXO EDHE:

Back to top button