Barcelona gjen zëvëndësuesin e Gavit në Premier Ligë

Skuadra e Barcelonës do të hyjë në merkaton e janarit për të gjetur zëvendësuesin e Gavi-t, që u dëmtua dhe ka krijuar mjaft telashe për trajnerin Çavi. Sipas mediave spanjolle, dy janë kandidatët për të ardhur në “Camp Nou” janarin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për spanjollin Tiago Alkantara dhe argjentinasin XHiovani Lo Selso. I pari luan me Liverpullin, , ndërsa i dyti me Tottenham. Pra, të dy luajnë në Premier Ligë. Për Alcantara do të ishte një rikthim te Barcelona, ekip me të cilin ka luajtur në vitet 2009-2013.

Ardhja e Alkantara, tashmë 32 vjeç, duket më e mundshme, duke qenë se kontrata e tij me “The Reds” skadon verën e ardhshme. Barcelona do të merrte lojtarin për rreth 10 milionë euro, ndërsa transferimi i Lo Selsos (27 vjeç) do të kushtonte 5-10 milionë euro më shumë.

LEXO EDHE:

Back to top button