Haland para Mesit, sulmuesi norvegjez merr çmimin “Golden Player Man”

Erling Haaland është shpërblyer me çmimin “Golden Player Man” në ceremoninë e “Golden Boy 2023” në Torino. Ky çmim u jepet lojtarëve më të mirë të moshës mbi 21-vjeç, i votuar nga një panel i specializuar, i cili këtë vit përfshinte Edvin Van Der Sar, Alesandro Kostakurta, Samuel Eto’o, Andrij Shevçenko, Rui Kosta dhe Pavel Nedved.

Ndonëse Haaland u mposht nga Lionel Messi në ceremoni të ndryshme çmimesh në muajt e fundit, duke përfshirë “Topin e Artë 2023”, “Golden Boy” ndryshon në atë që çmimet shpërndahen bazuar në performancat në vitin kalendarik dhe jo në sezonin e kaluar. Kjo do të thotë se triumfi i Messit në Kupën e Botës me Argjentinën nuk llogariti asgjë në vitin 2023, ndryshe nga “Topi i Artë”.

Ndërkohë, sulmuesi norvegjez ka shijuar një vit rekord në Premierligë. Kryesisht falë numrit të tij të theksuar të golave, Man. Siti u bë vetëm skuadra e dytë që fitoi tripletën: Premierligën, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve në një sezon. Para portës, Haaland ka qenë thjesht i pandalshëm. Deri tash, ai ka shënuar deri në 50 gola në të gjitha garat në vitin 2023.

LEXO EDHE:

Back to top button