Barcelona hedh sytë nga trajneri portugez i Sportingut

Fillimisht Çellsi, më pas Liverpulli e së fundi edhe Barcelona. Katalanasit janë të fundit që i janë bashkuar grupin e klubeve të interesuara për trajnerin portugez Ruben Amorim, për të drejtuar ekipin sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raportohet nga tabloidi anglez “The Independent”, trajneri aktual i Sportingut, do të ishte bërë kandidati më tërheqës për të udhëhequr klubin “blaugrana”. Ardhja e tij do të vijë pas deklaratës së trajnerit Çavi, se do të lërë klubin në fund të këtij sezoni.

Barcelona kishte synuar më herët edhe trajnerin spanjoll të Bajer Leverkuzenit, Çabi Alonso, por duket se është tërhequr nga gara për shkak të konkurrencës së fortw. Duket se Bajerni do të marrë Alonson, andaj dhe katalanasit po shohin nga portugezi.

Amorim, 39 vjeç, është në krye të Sportingut që nga marsi i vitit 2020 dhe ka grumbulluar tashmë 198 ndeshje në detyrë, me 139 fitore, 29 barazime dhe 30 humbje. Por, mbi të gjitha, titullin e kampionit portugez 19 vjet pas herës së fundit

LEXO EDHE:

Back to top button