Barcelona heq dorë nga Haaland, prioritetet janë të tjera

Emri më i lakuar për merkaton e verës disa javë më parë ishte ai i Haaland. 20-vjeçari, i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer këtë vit te Borussia Dortmund me 25 gola në 27 ndeshje të luajtura, ishte në planet e sezonit të ardhshëm për Barcelonën.

Por, duket se “Blaugranasit”, pas një raportimi, nuk janë më të interesuar të blejnë kartonin e tij këtë vit, për të cilin do duhet të paguajnë të paktën 150 milionë euro, pa llogaritur kërkesat e Haaland, të cilat Barcelona nuk mund t’i ofrojë.

Ata shpresojnë se norvegjezi do të qëndrojë te Dortmund edhe një sezon tjetër, pasi në këtë mënyrë klauzola e tij bie në 75 milionë euro.

Prioriteti i presidentit Joan Laporta është të mbajë Lionel Messi-n në “Camp Nou”, të cilët po përgatiten për të ofruar një kontratë të re me dëshirën që kanë për të mbajtur argjentinasin në “Camp Nou”.

Nëse kjo ndodh do të duhet të sakrifikojë në disa zona të tjera si ajo e Haaland, apo disa lojtarëve të tjerë të Barcelonë si Gerard Pique, Sergio Busquets, Sergi Roberto, Jordi Alba apo Antoine Griezmann të cilët kanë pagesën më të lartë në skuadër.

LEXO EDHE:

Back to top button