Donin t’i transferonin ilegalisht në Shqipëri, dy iranianë kapen me 30 doza vaksine AstraZeneca në Itali

Autoritetet e policisë doganore e të Guardia di Finanza italiane kanë sekuestruar 3 flakone të vaksinës Astrazeneca që ilegalisht po tranportoheshin nga Italia drejt Shqipërisë.

3 flakone të Astrazeneca që janë baraz me 30 doza vaksinë, u gjetën në një çantë frigoriferi në zotërim të dy shoferëve me dokumenta gjermane por me origjinë iraniane që po udhëtonin me tragetin e linjës nga porti i Barit drejt Shqipërisë.

Shoferët iranianë janë Abdolraim Orangui Asr e Ghassen Farhadi 69 e 73 vjeç, të cilët po udhëtonin me një makinë të tipit “Volvo” në tragetin “Aurelia” me destinacion Durrësin.

Flakonet janë të serisë ABW4330 me skandecë në korrik 2021.

Ndaj kësaj ngjarje ka nisur një proces hetimor e sipas prokurores Luisiana Divittorio po punohet të zbardhet se çfarë ka ndodhur.

LEXO EDHE:

Back to top button