Barcelona hidhet pas lojtarit të Manchester Cityt

Barcelona i ka bërë ofertë Manchester Cityt për mbrojtësin Oleksandr Zinchenko, raporton “Mundo Deportivo.

Trajneri i gjigantit nga La Liga Ronald Koeman mund të mbetet pa shërbimet e dyshes mbrojtëse Juan Miranda ose Junior Firpo që mund të largohen nga “Camp Nou” në ditët e ardhshme.

Zinchenko, i cili ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn vitin e kaluar e cila e mban atë në “Etihad Stadium” deri në vitin 2024, ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me “Citizens” në sezonin e ri./Kosovapress/

LEXO EDHE:

Back to top button