Botas: Disa gara të tilla, pse jo edhe titullin

Valteri Botas korri suksesin e dytë sezonal me makinën “Mercedes”, teksa triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Rusisë në Formula 1. Një paraqitje e mirë e finlandezit, që përfitoi edhe nga penalizimi që mori shoku i tij i skuadrës Luis Hamilton (i treti), për të ngushtuar diferencën në renditjen e përgjithshme. Tashmë Hamilton kryeson me 205 pikë, ndërsa Botas ndodhet i dyti me 161 pikë.

“Kishte kaluar mjaft kohë nga fitorja e fundit, por e di që nëse do të kem mundësi do të arrij të fitoj sërish. Jo vetëm një garë, por disa të tilla dhe, pse jo, titullin kampion. E vetmja gjë që duhte të bëj është të ruaj qetësinë, përqendrimin dhe të pilotoj sa më shpejt të mundem. Nuk do të dorëzohem deri në fund, pasi nuk i duhet asnjëherë. Nuk është kurrë vonë të duelosh për titullin”, tha mes tjerash Botas.

LEXO EDHE:

Back to top button