Barcelona i mbyll sërish derën talentit të Akademisë së saj

Te skuadra e Barcelona është rikthyer këtë verë nga huazimi mesfushori 21-vjeçar spanjoll Niko Gonzalez. Lojtari debutoi sezonin 2021-2022 me katalanasit, duke realizuar 2 gola në 37 ndeshje në total. Më pas, sezonin e kaluar u dërgua të Valencia në formë huazimi (1 gol në 26 ndeshje).

E ardhmja e talentit të kombëtares U-21 është ende në dilemë, pasi e përditshmja “Antena 1” sqaron se ai nuk ka shumë hapësira tek ekipi aktual. Ndërkohë që, klubi ka nevojë edhe të shesë lojtarë. Për pasojë, e ardhmja e tij mund të jetë larg “Camp Nou”. Ai që konfirmoi gjithçka është babai i lojtarit, që pranoi se për djalin e tij ka mjaft kërkesa.

“Niko ka dëshirë të provojë shanset e tij te Barcelona nëse Çavi do ta marrë në konsideratë. Në të kundërt, do të provojë fatin diku tjetër. Niko ka oferta nga Spanja, Portugalia dhe Anglia, andaj së shpejti klubi duhet të marrë një vendim. Për lojtarin e rëndësishme është të luajë sa më shumë”, tha Fran Gonzalez, babai i lojtarit.

LEXO EDHE:

Back to top button