Mik Shumaher me kokoren e babait paraqitet në makinën e “Mercedes”-it

Piloti gjerman Mik Shumaher, që këtë sezon është pilot rezervë i “Mercedes”-it në Formula 1, këtë fundjavë do të marrë pjesë në një turne që zhvillohet në Gudvud. Në këtë turne, Mik ka vendosur të garojë më kokoren që babai i tij Mihael Shumaher ka përdorur në botërorin 2011.

Duket se Mik Shumacher është disi nostalgjik për atë periudhë, ndaj dhe ka vendosur të mbajë kokoren që babai i tij mbante kur pilotonte makinën “Mercedes”. Ishte pikërisht makina gjermane ajo që konfirmoi këtë lajm, duke postuar edhe foton e pilotit të ri gjerman.

Një foto mjaft ë bukur, pasi duket sikur vërtet se në atë kokore është Mihael Shumaher, 7 herë kampioni i botës në Formula 1.

Sytë e Mik-ut në atë kokore sjell kujtime të bukura për fansat e Formula 1. Me atë kokore Mik arriti një vend të katërt në Kanada.

LEXO EDHE:

Back to top button