Barcelona kërkon mbrojtësin e Shakhtarit

Shakhtar Donjetsku mund të ketë lojtarin që kërkon Barcelona. Skuadra katalane është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe së fundmi, thuhet se ata kanë identifikuar ‘Dani Alvesin e ri’. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, Barcelona ka shënjestruar mbrojtësin e djathtë, Dodo.

Mbrojtësi 23 vjeçar është nën kontratë me skuadrën ukrainase deri në vitin 2025, por mund të largohet gjatë verës, për shkak edhe të situatës në terren, të pasuar nga agresioni rus në Ukrainë. Përveç Barcelonës, edhe Real Madrid, Bajern dhe Totenhami kanë monitoruar Dodon.

LEXO EDHE:

Back to top button