Paredes: Do të isha më i lumtur për Messi-n, se sa për veten

Duke folur për Kupën e Botës në Katar, mesfushori i PSZH-së, Leandro Paredes për Radio La Red theksoi se ndihej shumë i lumtur në rast fitoreje, më shumë për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Mesin se sa për veten.

“Nëse do ta fitonim Kupën e Botës në Katar, do të isha më i lumtur për Mesi-n se sa për vete. Ne të gjithë shpresojmë që të mos jetë Botërori i fundit i tij. Është e vështirë të lihen edhe katër vite të tjerë për të luajtur Kupën e Botës. Të gjithë kanë mundësinë të jenë kampionë të botës. Ne do ta provojmë”, tha mes tjerash Paredes.

 

“Në nivel personal ndjej mbështetjen e trajnerit dhe të skuadrës, por nuk jam i pazëvendësueshëm. I vetmi titullar i sigurt është Leo Mesi. Pjesa tjetër e jona duhet të tregojë se është në nivelin e duhur për kombëtaren. Dibu, Cuti, Rodri, Gio dhe Lautaro po bëjnë mirë prej shumë kohësh. Por vetëm Messi është unik dhe i padiskutueshëm,” tha në fund Paredes.

Së fundit, Argjentina mundi Estoninë me 5-0, falë 5 golave të shënuar nga Lionel Mesi.

LEXO EDHE:

Back to top button