" "
Skuadra e Barcelonës ka njoftuar transferimin e ri. Bëhet fjalë për spanjollin, Inigo Martinez. Mbrojtësi i bashkohet Barcelonës si një lojtar i lirë, pasi kontrata me Atletik Bilbaon ka skaduar.
Inigo do luajë në ‘Camp Nou’ për dy sezone të ardhshme. Pas Ilkay Gundogan, ky është transferimi i dytë si një lojtar i lirë për katalanasit.








