Barcelona largon sulmuesin problematik

Barcelona nuk është aspak e kënaqur me sulmuesin Ousmane Dembele. Francezi theu rregullat e trajnerit Ronald Kuman duke u paraqitur me vonesë në stërvitje, ndërsa spanjollët duan ta shesin futbollistin e ri.

“Diario Sport” raporton se Man. Junajted po kërkon për një sulmues krahu dhe emri i francezit pëlqehet nga Solskjaer. Ata janë gati të paguajnë 50-60 milionë euro për kartonin e futbollistit.

Një ofertë e konsiderueshme për katalanasit nga skuadra angleze. Ish-kampionët e Spanjës me shumë mundësi do ta pranojnë, pasi janë lodhur nga tekat e lojtarit.

LEXO EDHE:

Back to top button