Barcelona lehtë, Reali me përmbysje në çerekfinale

Barcelona ka kaluar në çerekfinale të “Copa del Rey” teksa ka mposhtur 0-5 ekipin modest të Ceuta. Tashmë në çerkfinale Barcelona do të presë Atletiko Madridin që mposhti 2-0 Levanten. Sa i përket golave, ata u shënuan nga Rafinja 41′, Levandovski 50′ 90′, Fati 70′, Kesie 77′.

Real Madrid ka kaluar në çerekfinale të Copa del Rey teksa ka mposhtur 2-3 me përmbysje Viljarealin. Vendasit zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt me golin e Etien Kapoue, ndërsa Samuel Çukeueze dyfishoi shifrat. “Los Blancos” u rikthyen në gjysmën e dytë me Vinisius Junior i cili ngushtoi rezultatin. Ndërsa Eder Militao ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për t’i barazuar shifrat pas një topi të kthyer (69’). Për ta përmbysur rezultatin u kujdes Daniel Seballos (86’) për ta realizuar golin e fitores dhe kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale të Copa del Rey.

LEXO EDHE:

Back to top button