Barcelona luan “tenis” kundër Inter Majamit

Barcelona ka fituar thellë ndaj Inter Miami me rezultatin 6-0, në një ndeshje parapërgatitore. Aubamejang shënoi i pari në minutën e 19-të. Goli erdhi nga këmbët e lojtarit të tyre më të ri, Rafinja, pas një kombinimi të mrekullueshëm brenda zones, ai asistoi për Aubamejang i cili nuk gaboi.

Goli i dytë erdhi në minutën e 25-të dhe autor ishte pikërisht Rafinja. Një top i gjatë nga krahu i majtë u dërgua në këmbët e brazilianit i cili e goditi topin me të parën duke shënuar kështu golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës.

Protagonistët e tjerë ishin Ansu Fati në minnutën e 41-të, Gavi në të 55-tën, Depaj me një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 69-të dhe Dembele në minutën e 70-të.

LEXO EDHE:

Back to top button