Barcelona me rekord të ri, 45 ndeshje radhazi gjejnë rrjetën e kundërshtarit
Barcelona është një makineri goli. Këtë e thonë shifrat e katalanasve të cilët me emrat që kanë në repartin e avancuar e jo vetëm, trembin çdo mbrojtje kundërshtare. Por ekipi nuk ka qenë kurrë më i frikshëm në repartin e avancuar se sa nën drejtimin e Hansi Flik.
Këtë e konfirmojnë statistikat, të cilat në ndeshjen me PSZH-në, kanë regjistruar sfidën e 45-të zyrtare radhazi ku Barcelona gjente rrugën e rrjetës. Goli i Ferran Torres që i dha përkohësisht avantazhin, shënoi këtë statistikë mbresëlënëse, që ishte rekordi i ri për klubin në fjalë në 126 vitet e historisë së tij.
Seria e ndeshjeve filloi me fitoren 1-0 ndaj Leganes më 15 dhjetor 2024 dhe që atëherë kanë ardhur edhe 44 ndeshje të tjera radhazi me rrjeta të tundura, me Ferran Torres i cili shënoi të 127-in e kësaj serie mbresëlënëse.







