Kevin de Bryjne vazhdon me rekorde, barazohet me Zidanin e Iniestën

Kevin De Bryjne vazhdon të shkruajë historinë e tij në Ligën e Kampionëve. Mesfushori belg ka arritur në 26 asiste, duke barazuar legjendat Zinedin Zidanin dhe Andres Iniesta në vendin e pestë të renditjes së mesfushorëve me më shumë pasime vendimtare në kompeticionin më prestigjioz europian.

Përpara tij qëndrojnë vetëm emra të mëdhenj: Rajan Gigs (41), Anhel Di Maria (38), Dejvid Bekam (36) dhe Çavi Hernandez (31).

Me vizionin e tij unik dhe aftësinë për të vendosur ndeshje të mëdha, De Bryjne konfirmon statusin si një nga mesfushorët më të mëdhenj të kohëve moderne.

LEXO EDHE:

Back to top button