Barcelona mendon shitjen, vjen edhe oferta e parë për Kristensenin
Andreas Kristensen nuk e ka të sigurt qëndrimin te Barcelona dhe largimi i tij është mëse i mundur nga “Kamp Nou”. Së fundmi, në ndeshjen e zhvilluar në “Mestalja”, Kristensen nuk ishte pjesë e formacionit bazë dhe trajneri Hansi Flick para tij vendosi lojtarët si Pau Kubarsi e Inigo Martinez në qendër të mbrojtjes si dhe Marc Bernal e Mark Kasado si mesfushorë fundor, pozitë ku danezi ka luajtur disa herë.
Megjithatë, Kristensen pati mundësinë e tij për të hyrë në fushën e lojës në minutën e 64-të, kur Flik vendosi të zëvendësojë Pau Kubarsin për shkak të rrezikut që ai të merrte një karton të dytë të verdhë. Megjithatë trajneri gjerman i bëri të qartë danezit se nuk llogarit shumë në shërbimet e tij dhe largimi i tij gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar është mëse i mundur.
Njukasëll është interesuar për ta rikthyer Kristensenin në Premier Ligën e Anglisë dhe tanimë po përgatitin një ofertë. Mediat e ndryshme në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se ‘Laraskat’ janë gati të ofrojnë 30 milionë euro për transferimin e danezit. Barcelona po mendon shitjen e tij, pasi me ato para do të zgjidheshin problemet e mëdha financiare.