Barcelona, 400 mln euro shtesë nga të drejtat televizive

Situata ekonomike e Barcelonës vazhdon të përmirësohet, të paktën në afat të shkurtër. Blaugranët kanë aktivizuar levën e dytë financiare, duke shitur 15% të të drejtave të tyre televizive në “Sixth Street” për 25 vitet e ardhshme. Marrëveshja nënkupton që 400 milionë euro do të futen menjëherë në arkën e klubit.

Barcelona më parë shiti 10% të të drejtave të saj televizive të njëjtës firmë investimi amerikane për rreth 200 milionë euro në fillim të kësaj vere. Kjo do të thote se “Sixth Street” do të zotërojë 25% të të drejtave televizive të klubit katalanas për 25 vitet e ardhshme.

Marrëveshja do të thotë se Barcelona mund të marrë frymë lehtësisht kur bëhet fjalë për financat e saj. Klubi është ende duke punuar për të shitur disa nga lojtarët e tyre para merkatos verore në mënyrë që të ulin faturën e pagave të tyre.

Megjithatë, për të regjistruar lojtarët, Barcelona duhet të aktivizojë levën e tretë financiare. Klubi po kërkon të shesë një pjesë të “Barça Studios” për ta bërë këtë./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button