Barcelona merr vendimin për të ardhmen e Koutinjos

Futbollisti brazilian, Filipe Koutinjo do të largohet nga Barcelona pasi klubi nuk dëshiron ta mbajë atë më në “Camp Nou”.

Sipas “Sport.es”, Barcelona duhet të balancojë të ardhurat pasi ka nënshkruar katër lojtarë dhe nuk mund të nënshkruajë me Messin, nëse nuk i balancon të hyrat.

Koutinjo i cili erdhi për 135 milionë funte në vitin 2019 nga Liverpuli, po shihet vetëm si ngarkesë dhe në fakt një pengesë për rinovimin e kontratës së Mesit. Shitja e tij eventuale do t’i balanconte financat tek “Blaugranët”

LEXO EDHE:

Back to top button