Kombëtarja amerikane e basketbollit synonte sot hakmarrjen ndaj Australisë në ndeshjen ne dytë miqësore mes tyre në prag të “Tokio 2020”, por sfida është anulluar. Shkak janë bërë masat “anti-Covid” të marra, që sollën largimin e Bredli Bill nga grumbullimi (pozitiv me koronavirus) dhe izolimin e Xheremi Grant (masë parandaluese, pasi ishte në kontakt me të parin).
“Dream Team” ka fituar medaljen e artë në tri edicionet e fundit dhe ka vijuar normalisht stërvitjen në Las Vegas, ku deri më tani ka zhvilluar 3 miqësore (1 fitore, 2 humbje). Ende nuk dihet se kush do të zërë vendin e Billit në kombëtare, ndërsa Grant nuk rrezikon përjashtimin (për momentin) dhe pritet të udhëtojë për në Japoni.
U.S. men’s basketball coach Gregg Popovich signs autographs for fans Thursday, Aug. 29, 2019, at the team hotel in Shanghai upon arrival for the World Cup. The team will play three first-round games starting Sunday. (AP Photo/Tim Reynolds)
“Së pari duam të mbërrijmë mirë në Japoni dhe njëkohësisht të përgatisim një ekip kombëtar kompetitiv, që të jetë i suksesshëm. Mbajmë maska gjatë gjithë kohës dhe respektojmë normat anti-Covid, duke qenë se këtë gjë e kemi kryer përgjatë gjithë sezonit në NBA”, tha trajneri Greg Popoviç. SHBA ka edhe një miqësore të fundit, përball kombëtares së Spanjës.