Barcelona mëson çmimin e Karaskos, gati edhe oferta

Barcelona e ka mësuar çmimin e fundit për blerjen e Janik Karaskos. Ylli belg do t’i kushtojë 19 milionë euro skuadrës katalonase.

Agjenti i belgut, Pini Zahavi e ka njoftuar Barcelonën se Karasko ka një klauzolë largimi me vlerë 19 milionë euro. Nëse paguhet kjo shifër, lojtari do të jetë i Barcelonës pas 30 qershorit të këtij viti.

Anësori po jeton ndeshjet e fundit si lojtar i Atletikos dhe Çavi po këmbëngulë që Karrasko të jetë përforcimi i parë i tij në verë./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button