Barcelona, ndan 90 mln euro për mesfushorin e Man. Sitit

Drejtuesit e klubit katalanas kanë arritur akordin paraprak për rinovimin me Serhi Roberton. 31-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Çavi u kërkoi drejtuesve të rinovonin me të dhe kështu do të ndodhë. Katalanasja “Sport” shkruan se drejtuesit e Barcelonës dhe agjenti i “xholit” spanjoll kanë arritur marrëveshjen për të firmosur deri në vitin 2024.

Në akordin mes palëve është përfshirë edhe opsioni i zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025. Ndërkohë, Barcelona ka piketuar pasardhësin e Serhio Buskets. Ai është Rodri, pjesë e Man. Sitit prej vitit 2019. Për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit spanjoll, presidenti Joan Laporta është gati të shpenzojë 90 milionë euro në merkaton e verës.

LEXO EDHE:

Back to top button