Barcelona në finale do të sfidojë Efes Pilsenin

Basketbollistët e Barcelonës siguruan finale e re në Euroligë, pasi që mundi Olimpia Mianon me rezultat 84-82. Skuadra spanjolle ishte më e mirë gjatë tërë takimit, mirëpo në fund ishte një dramë e vëretë në palestrën sportive në Kelln. Pjesa e parë I takoi skuadrën katalonase , e cila mbylli pjesën e parë me epërsi prej 9 pikëve , pran rezultatin 51-42.

Mirëpo në vazhdim, skuadra italiane u kthye në lojë, duke barazuar shifrat dhe pastaj krijoi epërsi prej 8 pikëve. Në çerekun e Barcelona sërisht ishte dominuese, ndërsa në sekondën e fundit të takimit, Kori Higins shëni pikët e fitores për Barcelonën.

Më meritor për fitoren dhe kualifikimin në finale të Barcelonës ishte Mirotiq me 21 pikë, ndërsa te Olimpia Milano u dallua Panter me 23 pikë. Në finalen e së dieles, Barcelona do të takohet me Efes Pillsenin , që mundi CSKA Moskën me rezultat 89-86.

LEXO EDHE:

Back to top button